Bora këput telat dhe rrëzon shtyllat, fshatra të tërë në Korçë, Dibër dhe Shkodër pa energji
Dhjetëra fshatra në zonat e thella të qarkut të qarkun e Korçës po përballen me mungesë të energjisë elektrike prej ditësh.
Stuhia e dëborës gjatë fundjavës ka dëmtuar rrjetin e tensionit të lartë, të mesëm e të ulët, pasi ka rrëzuar shumë shtylla.
Krahas dëborës e erës, dëmtime në rrjetin shpërndarës të energjisë kanë shkaktuar edhe dy HEC-e private.
Administratorët e njësive Gorë dhe Moglicë thonë se dëmet janë të mëdha dhe ndërhyrjet për remont të vështira edhe për shkak të terrenit.
"Është ndërprerë si rezultat i borës, shumë e lagur dhe e rënduar në telat elektrikë."
"Kanë rënë shtylla, ka këputje telash. Shtyllat e tesionit të ulët dhe të mesëm kanë pësuar defekt."
Prefekti i Korcës, Dhori Spirollari, pranon situatën e vështirë dhe palajmëron një analizë për situatën dhe ku duhet investuar.
Probleme të furnizimit me energjinë elektrike ka edhe në zonat e thella të qarkut të Dibrës, ku gjithashtu vështirësi krijohen nga ngricat e krijuara në rrugë nga temperaturat e ulta.
Në Shkodër, Vermoshi mbetet në errësirë, ndërsa energjia elektrike është rikthyer në Lepushë.
Ndërhyrjet për riparimin e defekteve në të gjithë vendin vështirësohet nga terreni i vështirë dhe dëbora që arrin mbi 80 cm në disa zona në Alpe.

