Zhupa: Mërtiri bëri çdo gjë që t’i mbyllte gojën opozitës, mund të fshihet për pak ashtu si Rama
Deputetja demokrate Ina Zhupa shkruan në Facebook se Mirel Mertiri beri gjithçka që t’i mbyllte gojën opozitës, duke bërë padi civile e penale që të hiqej dorë nga çështja e inceneratorëve.
Zhupa thekson se ajo është në gjyq me Mërtirin edhe të premten, por deputetja demokrate thekson se me shumë mundësi nuk do të jetë në sallë.
Ajo shton se ai mund të fshihet për pak kohë, ashtu si Rama fshihet pas kokës se tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në krim.
Zhupa: Mirel Mertiri beri gjithçka që t’i mbyllte gojën opozitës, duke na bere padi civile e penale me te vetmin qellim qe ne te hiqnim dore nga interesi publik. Unë jam gati për gjyqin qe kam me te, te premten, ne orën 14:00, por mesa shoh ka shume mundësi qe ne seance mos jete Mirel Mertiri! Mirel Mertiri mund te fshihet për pak, ashtu si Rama fshihet pas kokës se tij dhe bashkëpunëtorëve te tjerë ne krim, por e kane te kote! Era e parave te qelbura qe kane lenë mbrapa, i ka tradhtuar dhe nuk kane shpëtim!



