Qindra hektarë sera nën ujë, fermerët në aksion për të shpëtuar ç'të munden, Ministrja e Bujqësisë "godet" sërish
Tërheqja e Vjosës nga Fieri dhe Vlora ka lënë pas dëme të mëdha. Qindra hektarë sipërfaqe me sera, dhe me të mbjella të tjera ndodhen ende nën ujë, ndërsa për fermerët dëmet janë të pallogaritshme. Ata hedhin akuza ndaj shtetit, duke thënë se nuk u është gjendur pranë.
Rreth 1000 hektarë tokë bujqësore, nga të cilat 25 hektarë sera, u përmbytën sipas Ministrisë së Bujqësisë nga dalja nga shtrati e lumenjve në jug të vendit.
Këto pamje tregojnë dëmet e mëdha në bujqësi.
Fermerët në fshatin Kafaraj janë mobilizuar për të shpëtuar çfarë të mundin nga të mbjellat.
"80 milion lekë."
Thonë se nëse bimët nuk do ta marrin veten, atëherë për ta do të thotë faliment.
"Po nuk shpëtoi bima falimentuam."
Të revoltuar hedhin akuza ndaj qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.
"Edi Rama me të tjerët e ngritën argjinaturën nga Ferrasi e çuan në Çerven që u përmbytëm ne. Lumi nga erdhi nga poshtë, jo nga lart. Kanali është pa bërë, jo si thotë Subashi."
Edhe në zonat pranë Urës së Mifolit në Vlorë, dalja e Vjosës nga shtrati la dëme të mëdha.
Qindra hektarë të mbjella janë nën ujë, ndërsa fermerët thonë se dëmet janë të pallogaritshme.
"Janë në ujë jonxhë dhe grurë."
Edhe pse kanë kaluar dy ditë, ata thonë se shteti nuk u është gjendur pranë.
"Nuk kam marrë asnjëherë shpërblim, as kur u përmbyta herën e parë."
Dëme të mëdha pati edhe në Kutalli të Beratit, një tjetër zonë me bujqësi të zhvilluar.
Por ndërsa fermerët presin ndihmën e shtetit, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca duket se nuk e as nuk e di kush i shkakton përmbytjet.

