”Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas” Monika Kryemadhi reagon pas arrestimit të Lefter Kokës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 14:57
”Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas” shkruan kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale si reagim për arrestimin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Lefter Koka, ish-deputeti socialist që dorëzoi mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
“ Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”shkruan më tej Kryemadhi
Lefter Koka u arrestua sot dhe është dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit.
