Arrestimi i Lefter Kokës, Xhixho: Asnjë kompromis, SPAK-u para provës për të dëshmuar integritet dhe paanësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 15:32
Lefter Koka, ish-deputeti socialist që dorëzoi mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të Kokës.
"SPAK-u para provës për të dëshmuar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit," shkruan Xhixho.
"Asnjë kompromis, lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi ligjor i kujtdo që ka abuzuar dhe që ka shkelur ligjin, prioriteti i LSI-së."
Lefter Koka u arrestua sot, 14 dhjetor dhe është dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit.
