Video/ Vjedhje në mes të ditës, hajdutët marrin 8 ora miliona dollarëshe për 20 sekonda
Një grabitje spektakolare është kapur nga kamerat e sigurisë në një qendër tregtare.
Dy burra hynë në Gold Coast Auto Gallery të shtunën dhe kryen grabitjen në më pak se 20 sekonda. Ata arritën të vidhnin 8 ora me vlerë disa milionë dollarë.
Njëri qëndronte pranë derës me një armë, ndërsa tjetri ka thyer një vitrinë me një çekiç, duke vjedhur të paktën tetë ora luksoze.
Dhjetë klientë, përfshirë fëmijë, ndodheshin në lagjen Near North Side, Bentley, Lamborghini dhe Rolls-Royce pasditen e së shtunës kur ndodhi grabitja.
Të dyshuarit, të maskuar dhe të veshur me kapuç, kanë hyrë në dyqan rreth mesditës.
Vlera totale e orëve dhe modeleve të sakta nuk është bërë e ditur, megjithëse orët janë krahasuar me supermakina për shkak të nivelit të inxhinierisë që kërkohet për t’i prodhuar ato.
