Incidenti/ Mbështetësit e Bashës e Berishës përplasen verbalisht në korridorin e selisë PD. Berisha mbledhje përballë zyrës së Bashës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 14:18
Në katin e selisë PD ku në dy zyra mbahen dy mbledhje paralele, si nga Lulzim Basha ashtu dhe Sali Berisha për disa minuta u regjistrua një incident mes mbështetësve të Bashës dhe të Berishës.
Pati një përplasje verbale mes një gruaje mbështetëse e Bashës dhe një mbështetësi të Berishës i cili vijon mbledhjen me Komisionin e Rithemelimit.
Zonja po qëndronte pranë derës ku mbahej mbledhja e zotit Basha me anëtarët e Kryesisë. Zyra ishte e mbyllur me çelës dhe gruaja në një prononcim për median thotë se iu bë presion.
"Ju jeni pushteuese" u thote gruaja mbështetësve të Berishës të cilët si kundërpërgjigje thirrnin emrin e "Sali Berishës".
Më pas ndërhyri aktori i humorit Julian Deda anëtar i PD-se për të qetësuar gruan.