Sali Berisha zbarkon në selinë e PD: Deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion
Ajo që prisnin dhe shpresonin mbështetësit e Foltores ndodhi këtë 13 dhjetor 2021.
Në një lëvizje surprizë, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën hyri në selinë e Partisë Demokratike ndërsa Basha mbante mbledhje në një nga zyrat e PD-se.
Pak minuta para se te nisjes drejt selisë së PD-se , ai shkroi ne Facebook se opozita nuk është as vulë as bravë por frymë dhe veprim.
Ne seline PD për mediat, Berisha tha se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i mbledhjes së parë i Komisionit që pas ngritjes me votën e Kuvendit në 11 dhjetor.
E ndërsa ngjiste shkallët për në sallën e komisionit të ngritur për rithemelimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha i dha dhe disa ditë kohë për reflektim Lulzim Bashës i cili në atë moment ndodhej po në seli në takim me strukturat për zgjedhjet në FRPD
Ai tha se shumica nuk përjashton pakicën dhe se deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion dhe i bëri thirrje të reflektojë deri me 18 dhjetor.
"Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të mendojë të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës. Vullneti i anëtarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë më të bukur".
Ish kryeministri sqaroi misionin e kësaj lëvizjeje të papritur në selinë e Partisë Demokratike duke hedhur poshtë hamendësimet se mund të ulej që në këtë moment në karrigen e Bashës.
Pjesë nga komunikimi me gazetarët
Pyetje: Do zhvilloni mbledhje?
Sali Berisha: Tani ne po ngjitemi sipër. Nuk kemi asnjë lloj….Kjo parti nuk përjashton pakicën. I ka dhënë mundësi të qëndrojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të plotë të anëtarësisë ata do të shprehen më 18 dhjetor për deputetin Basha.
Pyetje: Në çfarë roli futeni në PD?
Sali Berisha: Sot futem si një nga anëtarët e komisionit të rithemelimit që funksionon si kolegjialitet.
Pyetje: Çfarë vendimesh do të merrni?
Sali Berisha: Do jua komunikojmë pas mbledhjes.
Berisha e konsideroi të turpshem aktin e dërgimit në SPAK të tre deputetëve të PD-së dhe të njeësekretari per falsifikim vulash.
Pershendeti edhe punonjes te administrates Basha
Sink pershendetje
Anëtaret e Komisionit për Rithemelimin e PDse pasi hynë në sallën e mbledhjeve nuk gjetën karrige. Dhe për këtë Berisha përdori simbolikën.













