Mal i Zi/ Sot mocion mosbesimi ndaj Krivokapiç

Sot në parlamentin e Malit të Zi do të votëbesohet qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Rënia e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviç, i cili siguroi se mocioni i mosbesimit do të ketë sukses.

Mal i Zi/ Sot mocion mosbesimi ndaj Krivokapiç

Kryetari i Lëvizjes Qytetare ‘URA’ dhe zv/kryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Mediet malazeze raportojnë se opozita, ku bën pjesë edhe partia e Gjukanoviçit do ta tërheqë mocionin.