Kompromisi që bëri me veten kur hyri në BBV, Igli: Donaldi është për tu duartrokitur

Igli Zarka, artist dhe ish-banor i shtëpisë së Big Brother Albania Vip, teksa flet për eksperiencën e tij në shtëpinë më të madhe dhe më të përfolur në Shqipëri për momentin, thotë se Donald Veshaj është një  nga konkurrentët më të fortë të emisionin reality-shoë.

Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, ai thotë se mënyra se si Donaldi po përballon situatat brenda shtëpisë është për tu duratrokitur.

Kompromisi që bëri me veten kur hyri në BBV, Igli: Donaldi

Igli Zarka: Nuk bëj tifo për asnjë, por më shumë simpati kam për Donaldin. Jo simpati të verbër, por për energjinë që ai ka dhënë dhe për mënyrën se si apo përballon disa situata. Do ishte shumë e vështirë  që dikush tjetër do t'i përballonte ashtu si ai i përballoi. Për mua është për tu duartrokitur.

Ndër të tjera Igli rrëfen se si e priti ftesën e BBV, duke zbuluar kompromisin që bëri me veten.

Igli Zarka: E mendova goxha gjatë kur më erdhi ftesa. Po më krijonte frikë fakti që do dilja para publikut dhe mu ndez një llamb dhe thashë pse duhet të kem frikë të dal para publikut. Ky është zanati im. Para se të hyja i bëra vetes një premtim, do dilja ashtu si do hyja. Nuk mund të bëja kompromise. Nuk do doja që kur të dilja nga aty të më thoshte dikush, s'të paskam  njohur.

Igli Zerka qendroi për pak kohë në shtëpinë e BBV, pasi ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor.