Berisha me shqiptarët në Florida: Kuvendi i djeshëm më i jashtëzakonshmi dhe madhështori në historinë e pluralizmit
Pas Kuvendit të mbajtur në "Air Albania" dje më 11 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi "Foltoren" e radhës me shqiptarët në Florida.
Berisha i falenderoi për mbështetjen shqiptarët e Floridas dhe i njohu me zhvillimet e Kuvendit të djeshëm.
Berisha: Ky Kuvend ishte më i jashtëzakonshmi që është mbajtur ndonjëherë në historinë e pluralizmit të vendit, por ishte më i jashtëzakonshmin edhe në historinë e pluralizmit të vendeve të tjera.
Ky ishte Kuvendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve të Kuvendit të PD-së, pasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhej Kuvendi sepse e dinte që Kuvendi do t'u tregonte vendin e duhur për shkelmimin që i kishte bërë Statutit, forumeve të PD-së, parimeve mbi të cilat ishte ndërtuar kjo forcë politike.
Berisha u shpreh se dhjetëra mijëra demokratë u mblodhën, kundrejt presioneve të qeverisë që ka marrë peng udhëheqjen e PD-së.
