“Nuk dimë kush është shumica, "Ne" apo "Ata”/ Gjekmarkaj kritik ndaj Bashës: Nuk është kjo mënyra si merren vendimet

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur me tone kritike në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike kundrejt kryetarit të Partisë Demoktatike, për zhvillimet e fundit në Kuvendin e thërritur nga Sali Berisha. Deputeti demokrat u shpreh se përjashtimi i anëtarëve që ishin pjesë e Foltores nuk është zgjidhje ndërsa i kërkoi Bashës që të gjendet një mundësi për të shmangur dramën brenda PD. Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha në 9 shtator mori vendimin e duhur, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, por mënyra ishte e gabuar.

Ai gjithashtu është shprehur se ende nuk dihet se kush përbën shumicën, grupi i Berishës apo i Bashës.

Fjala e Gjekmarkajt në Kryesi:

Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi endrrash. Ketu s’ka me debat jane të gjithe në anen e Kryetarit! Çdo lider do ja kishte zili kesaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi, duam nje parti per vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj, nje me te bashkuar, nje PD të madhe apo ende një me te madhe per të ardhur nje dite ne pushtet! Per kete duhet ende esksploruar cdo mundesi komunikimi dhe jo ndeshkimi, cdo mundesi per te shmangur kete drame ne te cilen eshte PD.

Une nuk di ne perfaqesojme ne shumicen apo “ata”! Ju i merrni vendimet me nje grup te vogel dhe ne na i lexoni ketu une e refuzoj kete logjike. Por di qe demokratet sonte jane kokeulur, sepse e shohin partine e tyre me të perçare se kurre! Ndeshkimi ështe i lehte por se di ne eshte i duhuri. Z.Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne menyren e gabuar! Partite nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe.

Nje parti e merr vete pergjegjësine para historise, ne do te behet antiamerikane, antiperendimore, antikombetare, te veteshkaterrohet dhe nese e duan se ndal dot ! Kryetar ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar çdo rruge cdo interes personal qe kjo parti ti shpetoje goditjes!

Une kam mbajt qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese ska rruge tjeter dhe jemi te detyruar te shpetojme berthamen properendimore te kesaj partie hajde ta shpetojme te vetedijshem qe po zvoglohemi. Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Sali Berisha diten e pare pat 30 mbeshtetes!

Sot mijera sepse ai doli beri beteje ju e bete betejen ne vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhe, nuk dime cfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje Kuvend ne pak dite per t’ju imponuar shoqerise?/ Lapsi.al/