Ilir Demalia: Kuvendi i PD në “Air Albania” partizançe. Njeriu vë në dyshim zotin, jo më Berishën

Publicisti Ili Demalia është shprehur se po të ishte në vendin e Kryedemokratit Lulzim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen. 

Në një intervistë për Ora News, ai tha se Basha tashmë është futur në një lojë që edhe po të dojë nuk del më.

Ilir Demalia: Po të isha unë në vendin e Bashës do kisha dhënë dorëheqjen. Basha ka hyrë në një lojë që edhe pot ë dojë nuk del dot. Është qartazi e qartë që Basha ka mbështetje të amerikanëve. Edhe SHBA dhe Ambasadorja do të godasë vetëm Berishën për ta bërë shembullin se drejtësia u vendos vetëm duke ndëshkuar Berishën më mirë ta lënë fare, sepse situata do të jetë  më e rëndë.

Demalia tha se vizita e të të dërguarit të SHBA Gabriel Escobar,ishte një shuplakë për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ilir Demalia: Vizita e Escobar ishte hapur një shuplakë tjetër për Berishën.

Ndër të tjera Demalia tha se deputetët janë ushtarë pasi këto të fundit shkuan pas Berishës sapo ky i fundit mori nismën e “Foltores” e më pas thirrjen e Kuvendit Kombëtar që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Ilir Demalia: Unë mendoj se këtu do të jetë një proces i gjatë. Në aspektin e procedurave dhe rrugës institucionale, kjo punë është bërë partizançe, pavarësisht se janë 5-6 mijë persona aty.  Si ka mundësi që të gjithë këto me Berishën në krye, sepse ajo nuk është parti, është parti se çfarë thotë Berisha, çfarë thotë Enveri, bën partia, çfarë bën partia bën Enveri.

A kanë individualitet këto deputet? Në momentin që shpërtheu Berisha të gjithë mbrapa. Këta janë ushtarë, nuk kanë as integritet. Njeriu vë dyshim Zotine jo më Berishën. Ai nuk ishte një Kuend që të krijonte debat.