Video që nuk duhet humbur, Berisha teksa del nga stadiumi kreh flokët, e ndihmon Floriana Garo

I lodhur nga dita e gjatë për shkak të punimeve të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha është mundur të kujdeset edhe për pamjen e tij.

Gjatë zbritjes së shkallëve në ambientet e brendshme të stadiumit “Air Albania” Berisha ka nxjerrë një krehër dhe është krehur.

Ai është ndihmuar edhe nga zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo e cila i ka rregulluar flokët dhe është kujdesur që Doktori të duket në rregull.

Ndërkohë, kur po shkon ora 22:00, kryedemokrati Basha, pas shkarkimit nga Kuvendi i Berishës ka nisur me shkarkimet për anëtarët që ishin në këtë event dhe për disa krerë degësh e sekretarë.