"Ne jemi demokratët e rrebeshit", ironia e Palokës në Kuvend: Të tjerët le të shkojnë te shampanja

Kuvendin e jashtëzakonshëm të demokratëve në "Air Albania" e hapi zoti Edi Paloka.

Fjalimin e tij ai e nisi me një batutë.

Paloka u shpreh se demokratë e vërtetë që kanë qëndruar nëpër rrebeshe sot ndodhen në Kuvend, ndërsa të tjerët mund të shkojnë te shampanja.

Paloka: Mirësekeni ardhur në Kuvendin demokratëve të lirë. Prania juaj sot këtu, në një ditë si kjo ku me sa duket edhe Zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij. Ne jemi demokratët e rrebeshit, ne jemi ata që kemi qëndruar nëpër rrebeshe, të tjerët le të shkojnë te shampanja.

Ai gjithashtu tha se “Kjo opozitë këtu nuk ka vdekur dhe as nuk e ka ulur kokën dhe ca më shumë nuk hyn në pazare me Ramën por është gati për tu përballur me Ramën”