Ende asnjë rast me Omicron, “Delta” po dominon edhe mbi gripin
Instituti i shëndetit publik konfirmon se në Shqipëri koronavirusi po dominon mbi çdo virus tjetër, edhe gripi nuk po qarkullon në vend. Ndërsa për variantin e ri Omicron, ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri tani, ndërkohë që janë dërguar rastet në laboratorët e referencës.
Virusi Sars Cov 2 po dominon mbi çdo virus tjetër në vend, duke bërë që të jetë thuajse inekzistent gripi.
Deri tani, ISHP raporton se janë evidentuar vetëm dy raste të gripit ndërsa aktualisht nuk qarkullon më në Shqipëri.
“Deri më tani përmes survejancës epidemiologjike, virusi i gripit nuk po qarkullon në popullatë për arsye dhe garës së viruseve pasi të njëjtët receptorë që lidhen me virusin e gripit. Në popullatën tonë dominon variant Delta. Virusit e gripit nuk po qarkullojnë në vendin tonë.”
Ndërsa sa i përket Variantit Omicron, ende nuk ka konfirmim për pranin e tij, ndërkohë nga shqipëria janë dërguar disa raste në laboratorët e referencës dhe po pritet një përgjigje.
Deri tani mutacioni i ri i Covidit paraqet shqetësime vetëm për përhapjen, por jo për efektet e tij.
“Përbën një impakt për shkak të rritjes së transmetueshmërisë por akoma nuk ka një vlerësim mbi ashpërsinë e sëmundjes, fatalitetet e vaksinën. Dërgojmë vazhdimisht kampione për të parë nga ana gjenetike si sillen këto variante”
Në dy javët e ardhshme pritet që të ketë edhe një reagim nga institucionet ndërkombëtare shëndetësore në lidhje me efikasitetin që ka vaksina te varianti i ri i koronavirusit.
