Seriali “Lokomotiva”, regjisori Ermal Qori rrëfen si gjeti rastësisht në Vermosh një nga personazhet
Seriali “Lokomotiva” bëri bashkë një grup të rinjsh të dashuruar dhe të apasionuar pas aktrimit. “Lokomotiva” erdhi për publikun shqiptarë me dy seri dhe pritet të vij me serinë e tretë në bashkëpunim me një sërë aktorësh mjaft të njohur Italian. Ky serial është krijuar nga autori, regjisori, njëkohësisht dhe aktori Ermal Qori.
Për të folur më tepër rreth këtij seriali, këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishin të ftuar autori i “Lokomotivës” Ermal Qori si dhe aktori protagonist Tani Hidaj. Ata ndan me publikun vështirësitë, sfidat, kënaqësinë, e një sërë elementësh të tjerë, me të cilat janë përballur gjatë xhirimeve të dy serive të para.
Ndërsa për serinë e tretë që pritet të dal, Qori u shpreh se “xhirimi i serisë së tretë do të zhvillohet në Itali, do të kemi bashkëpunim me një sërë aktorësh italian”.
Teksa tregon si lindi ideja e këtij filmi, autori i “Lokomotivës” Qori u shpreh se promovimi i vendeve të bukura të Shqipërisë ishte një ndër qëllimet e këtij seriali.
Ish-studentët e dhjetorit rrëfejnë takimin me Azem Hajdarin
8 Dhjetor, 20:34
Pas dy vitesh nga nisja e xhirimeve të filmit, Qori shprehet se “promovimi i vendeve të Shqipërisë në premierë, është një ndër gjërat më të mira që kam bërë. Pasi ne kemi një natyrë që të mahnit me mrekullinë e saj, dhe jo çdo kush i ka vizituar, ndaj mendoj se ja ka vlejtur promovimi i tyre”.
Ndërkohë, për aktorin protagonist në këtë serial Tani Hidaj, ishte një ndër eksperiencat më të mira që ai kishte kaluar deri më tani në rrugën e aktrimit. Ai u shpreh se “kur ma prezantuan këtë rol e mora me shumë dëshirë, ishte roli i emigrantit një rol pikantë”.
“Lokomotiva” erdhi për publikun shqiptarë për herë të parë në janar të vitit 2020 dhe seria e dytë në maj të 2021. Në thelb të këtij seriali qëndron thyerja e një aspekti të mentalitetit tonë shoqëror siç është martesa me lajmësi ose shkuesi. Seriali veç kësaj tematikë kryesore ka edhe promovoimin potencialë natyrorë, kulturorë, historikë që ofron vendi ynë.

