Amaneti politik i këngëtarit të ndjerë
Këtë 8 dhjetor bëhen 41 vite pa John Lennon.
Ikona e grupit britanik “The Beatles” u vra nga një fans teksa po kthehej në apartamentin e tij në Neë York pranë rezidencës “Dakota House”. Vdekja tragjike mbart ende shumë mister, por miti i John Lennon vazhdon të frymëzojë brezat.
Ai mbetet një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore, një njeri i cili, falë muzikës dhe angazhimit të tij për paqe, ndryshoi botën.
John Lennon është autor i shumë këngëve, ku të paktën dhjetë prej tyre cilësohen mesazhe të forta politike. Këngëtari rebel u angazhua në lëvizjen kundër luftës, çështjet e të drejtave të njeriut dhe kauza të tjera radikale. Në mënyrë të pashmangshme, muzika e tij pasqyroi qëndrimin e tij polemik, duke e popullarizuar mesazhin me himne miqësore si “Give Peace A Chance”, “Poëer To The People: dhe të tjerë.
"Tani e kuptoj se çfarë duhet të bëni," shprehej Lennon. “Përcillni mesazhin tuaj politik me pak mjaltë.”
Kënga “Atika State” (1972) përcjell mesazhin kundër sistemit gjyqësor amerikan, duke bërë thirrje për të kërkuar më shumë rë drejta. “Woman Is The Nigger Of The World”, “Bring On The Lucie”, “Working Class Hero”, “Gimme Some Truth” etj dëshmojnë pabarazinë gjinore, kundërshtiminm e ashpër të politikës egoiste, thirrjen e parë radikale të Lennon për revolucion, luftën e klasave etj.
Dhe për ta përmbyllur me një ndër këngët më të fuqishme që idealizonte një botë në paqe dhe dashuri, “Imagine”, e publikuar në vitin 1971. Teksti i saj inkurajon dëgjuesin që të imagjinojë një botë në paqe, pa barrierat e kufijve ose ndarje të religjionit ndërsa kërkon mundësinë që njerëzimi të jetojë i lirë nga pasuria.
Në këtë përvjetor mediet e huaja kanë zbuluar mesazhin e tij të fundit me shkrim dore, lënë mikut të tij fotograf Ian Wright, ku legjenda shkruante se po jetonte me Yoko Ono në Dakota dhe se ishte gati për një intervistë, që nuk u zhvillua kurrë.
Po kryenin marrëdhënie seksuale në mes të plazhit, arrestohet çifti
8 Dhjetor, 10:40


