Ish-studentët e dhjetorit rrëfejnë takimin me Azem Hajdarin
Sot e 31 vite më parë me 8 dhjetor të vitit 1990, një grup studentësh e pedagogësh të “Universiteteve të Tiranës”, u bënë protagonistë e kthesës së madhe historike, protestuan dhe sollën rënien e sistemit komunistë.
Në ditën përkujtimore të kësaj date kaq të rëndësishme, ditën e sotme ishin të ftuar në RTV Ora në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” Fatmir Merkoci një ndër protagonistët e lëvizjes studentore, Kujtim Morina ish student dhjetori dhe Aulon Kalaj gazetar.
Fatmir Merkoci një ndër protagonistët e lëvizjes studentore u shpreh në studion e RTV Orës se kjo lëvizje nuk erdhi si një protestë e organizuar, por ishte gjithçka në mënyrë spontane. Sipas tij, “Lëvizja Studentore” nisi nga një grup diku te 20 djem, dhe më pas u bashkuan gjatë rrugës.
“Është një emocion shumë i veçantë. Ne vinim nga diktatura, kishim provuar torturën. Rinia sot demokracinë e ka të dhuruar, të rinjtë sot nuk e mendojnë dot atë kohë. Të kthehesh në ‘90 është e vështirë se vitet kalojnë, por e kam të fotografuar atë moment në memorie. Një grup i vogël prej 20 njerëz, të gjithë djem kemi qenë. Nën efektin e asaj festë, haresë. Ishte një lëvizje spontane, pasi studentët që ishin në qytet student nuk kishin dal. nga një ngjarje që u nis si festë për të festuar, u nis si protestë. Ajo natë ka qenë e ftohtë, një natë e keqe. Nuk ishte ndonjë protestë e organizuar, por lindi në atë moment. Ajo që dua të theksoj është mbështetja që i dhanë qytetarët e Tiranës asaj kohe”, u shpreh Fatmir Merkoci.
Ndër të tjera ai kujtoi dhe ndau në studio një zë, që mbështeti fortë këtë lëvizje, sicc ishte Azem Hajdari. Merkoci tha se atë ditë Hajdari kishte thënë “a pranoni që unë të jem përfaqësuesi juaj” .
Kujtime, emocione dhe moment të paharruara ndan të ftuarit në studio, teksa një tjetër ish student dhjetori, Kujtim Morina u shpreh se në atë kohë vinte nga një familje e presekutuar, ku frika ishte e pashmangëshme. Por, ai theksoi se mbështetja dhe qëndrimi bashkë i grupit bën që frika të largohet dhe protesta të ketë suksesë për qëllimin e përbashkët.
“Vija nga një famije e presekutuar në atë kohë. Babai im ishte ndihmës mjeku, dhe e priste me pak frikë atë lëvizje. Erdhi një i afërmi i im në qytet student, dhe vuri re që ishim në godinë pa rezistencë. Unë isha në godinën e katër në qytet student, ndërsa protestat filluan te inxhinieria. Pashë që një grumbull studentësh kishin ardhur pranë godinave tanë, ishte Azem Hajdari, që tha nuk kemi ardhur vetëm për ujë e drita, por për të drejtat e juaja. Kur grupi bëhet bashkë, ikën frika dhe grupi bashkëvepron më shumë për qëllimin e protestës”, u shpreh Kujtim Morina.
Ndërsa gazetari Aulon Kalaj u shpreh se kur bëhet fjala për zhvillimin e protestave kanë qenë më mirë në kohën ’90. Kalaja solli në studio një krahasim mes protestës së ’90 dhe asaj të 2019-ës po nga studentët dhe ai u shpreh se protesta e zhvilluar dy vite më parë ishte një zhgënjim.
“Kanë kaluar tre dekada nga ajo kohë e deri më sot. Nëse bëjmë krahasim mes dy brezave, kemi qenë më mirë në ’90, e them këtë përsa i përket organizmit të protestave dhe shpirtit të saj”, u shpreh Kalaja.
Sipas tij ende në ditët e sotme, studentët kanë frikë të flasin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, ndryshe nga çfarë ndodhte në vitet 90-të.
“Studentët që u organizuan para dy vitesh, ishte një protestë shprese, por përfundoi në zhgënjim. Kjo ishte një protestë dhe pse në ndryshim brezash, por pati një ngjashmëri me atë të “Lëvizjes Studentore” në fillim kur nisi. Por, më pas ndryshoi gjithçka, pasi një student i viti 2019, habitem sesi mund të ketë frikë të kërkoj, dhe t’ia dal për atë që kërkojnë. Shoqëria civile në Shqipëri është e korruptuar, ndaj nuk ka protesta në ditët e sotme. Protestat te ne po bëhen me agjendë, nuk ka protestë me agjendë”, tha ndër të tjera Aulon Kalaja.

