Efekti Gerrard ndihet, Aston Villa fiton sërish, mposht 2-1 Leicester (Video)

Efekti Gerrard ndihet, Aston Villa fiton sërish, mposht 2-1 Leicester

Përpara se Steven Gerrard të mbërrinte në krye të Aston Villës, skuadra kishte 5 humbje radhazi dhe notonte në ujëra aspak të qeta. Me të mbërritur ish bosi i Rangers dhe ish mesfushori legjendar i Liverpool, menjëherë skuadra ndryshoi dhe në 4 ndeshje arrin të marrë 3 fitore, ku një humbje erdhi ndaj Man. City.

Sot Aston Villa bëri një tjetër paraqitje pozitive teksa mposhti 2-1 Leicester City me miqtë që kaluan të parët në avantazh në 14’ me Barnes por vetëm 3 minuta më pas vendosën ekuilibër me golin e Buendia.

Fraksioni i dytë ishte tepër i luftuar nga të dyja por Aston Villa mundi të shënonte në 54’ me Ezri Konsa dhe arritën të ruanin avantazhin deri në fund. 3 pikë të rëndësishme kështu për Villan dhe Gerrard që e shikon veten larg zonës së rënies./Ora News/.