I shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 24-vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 11:03
Policia e Korçës ka arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
Blutë bëjnë me dije se në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
