Aksident me vdekje në Fushë Krujë, humb jetën këmbësori, shoqërohet drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 dhjetor në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Sipas policisë,  këmbësor me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur makina me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi.

Si pasojë e aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.