Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, 42-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 07:55
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 dhjetor, në Tiranë.
Një 42-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50, në vendin e quajtur "Ardeno."
Shtetasja D. P., 42 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
