Bylykbashi tregon marrëdhëniet me Bashën: Më ka sulmuar, s’ka qenë ndonjëherë shefi im


Deputeti Oerd Bylykbashi shprehet se tashmë me Kryedemokratin Lulzim Basha nuk ka asnjë lloj marrëdhënie.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everst Dedaj, ku tha se Kryedemokrati e ka sulmuar drejtpërdrejt gjatë kohës kur bënte fushatë individuale për zgjedhjet e 25 prillit.

Oerd Bylykbashi: Në aspektin e moshës jemi mesatar. Raportet miqësore kanë bërë të mundur që unë t’i them çdo gjë, dhe që unë mos ta shoh Bashën si shef. Nuk është shefi im, s’ka qenë ndonjëherë. Ka qenë kryetari i partisë time. Nuk kam marrëdhënie tani me të. Basha më ka sulmuar nëpërmjet të dërguarve të tij drejtpërdrejt gjatë fushatës vetëm se po bëja fushatë individuale. Ishte një goditje e qëllimshme. Këtu nuk ka gjëra personale.