Lojëra fati të paligjshme në Vlorë, 3 të arrestuar dhe 3 të proceduar

Policia e Vlorës ka goditur 3 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Blutë e Vlorës kanë arrestuar 3 persona dhe kanë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Bëhet me dije se nëk uadër të operacionit "Fati i lojërave" u bë arrestimi i personave të mëposhtëm:

-A.M.,25 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen "Pavarsia", në ambjentet e lokalit të tij "BAR-KAFE", dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa paisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive, duke perfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

- Xh.F.,25 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive.

-D.B.,29 vjeç , banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë,dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan tre aparate telefona celular të cilat dyshohen se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Blutë bëjnë me dije se u proceduan penalisht shtetasit P.C.,62 vjeç., banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, pasi në ambientet e lokalit të mësipër u konstatua duke vendosur baste sportive, I.J.,50 vjeç,dhe A.D.,27 vjeç, banues ne Vlorë, pasi në ambientet e lokalit të shtetasit D.B kanë vendosur baste sportive

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.