Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit, 2 të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona të cilët po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë  i  shtetasve A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro,  respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.