Shi, erë dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Shqipëria vijon nën dominimin e një sistemi të fuqishëm vranësirash përgjatë gjithë 24-orëshit ku priten edhe reshje të pakta shiu në të gjithë territorin Shqiptar, herë pas here do të ketë mini-stuhi ere. Më problematike situata paraqitet në orët e vona të mbrëmjes ku pritet intensifikim i shirave në vend, në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C, sipas MeteoAlb.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor si pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbizotërohet nga vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje në formë rrebeshi të shoqëruara me mini-stuhi ere, ku më të konsiderueshme reshjet priten në Veri të Europës ndërsa Europa Lindore dhe pjesërisht Jugperëndimi i kontinentit dominohen nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente.
