“Audi” humb kontrollin në rrugën e Malit Moravë dhe përfundon në humnerë, 2 të plagosur

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, 5 dhjetor në rrugën e Malit Moravë, Korçë.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi F. K., rreth 36 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi Dh. G., rreth 32 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.