Lapraka kundër bashkisë, banorët: 1500 familje nesër mbeten në qiell të hapur, duam paratë sipas ligjit

Me goma të djegura dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve, edhe këtë të shtunë banorët e Laprakës kanë protestuar sërish në lidhje me devijimin e projektit të unazës së madhe në kryeqytet. Ata kërkojnë që në këtë projekt të ketë transparencë pasi sipas tyre po kryhen shkelje të rënda cka llogaritet në shembjen e banesave të tyre

Për më shumë se 1 orë banorët e zonën së Laprakës në kryeqytet, duke djegur goma dhe bllokuar qarkullimin e automjeteve, protestuan sërish për devijim që iu bë planit të unazës së madhe, ku nga ky projekt rreth 700 banesa janë të parashikuara të prishen.

“Janë 1500 familje që nesër mbesin në qiell të hapur, janë 1500 familje që nuk marrin përgjigje, të cilat nuk kërkojnë lëmoshë, por të drejtën e tyre. Të vijë të marrin masa, të vijnë dhe të diskutojnë, të na tregojnë se kur do filloj projekti.”

Banorët thonë se janë gati të ulen në tryezë me të gjitha institucionet e përfshira në projekt në mënyrë që të gjitha paqartësitë të zgjidhen.

“Të vij deputeti këtu dhe të ulet dhe diskutojmë se si do të bëhet halli jonë. Kërkojmë çdëmtimin e pronës pasi i kemi ngritur me forca. Ne duam paratë sipas ligjit të shtetit dhe policia të rrijë në punë të vet."

Bllokimi i rrugës nuk u prit mirë edhe nga qytetarë të tjera të cilët donin të kalonin në atë segment.

Protesta e radhës do të mbahet ditën e hënë në sheshin shqiponja aty ku banorët do të bllokojnë një segment rrugor.