"Harmonia fetare, realitet i pamohueshëm", Frendo: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetet e tjera

Ipeshkvi George Frendo u shpreh se në vendin tonë ekziston një harmoni mes feve, dhe sipas tij ky është një realitet i pamohueshëm.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, thotë se ka pasur marrëdhënie shumë të mira edhe me komunitetet e tjera.  

"Po ekziston kjo harmoni dhe nuk është vetëm një fasadë, diçka hipokrite por është e sinqertë. Mund te them se kam pasur gjithmonë marrëdhënie  shume të mira me komunitet e tjera"- shprehet ai.