Kanabis i ndarë në doza, arrestohet 22-vjeçari në Gjirokastër. Procedohet një tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 10:02
Policia e Gjirokastër ka vënë në pranga një 22-vjeçar,banues në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. Ç., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
