Gaba: Berisha shkoi përtej interesit të PD, akuzat e tij tejkalojnë atë të kundërshtarit

Analisti Gentian Gaba është shprehur se kriza brenda PD e ka burimin që prej datës 9 shtator kur Kryedemokrati Lulzim Basha, përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se nëse do të ekzistonin të gjithë ato akuzat që thotë Berisha për Bashën,sipas tij ish-kryeministri Sali Berisha gënjen, duke qenë se para datës 9 shtatoritky i fundit propagandonte për të gjithë arritjet e tij.

Gentian Gaba: Ka një krizë e cila buron nga 9 shtatori, dhe krizën po e prodhon kjo datë. Nëse do ekzistonin këto çështje që Berisha thotë, atëherë Berisha i ka gënjyer të gjithë. Pas 9 shtatorit Basha doli nga ai që Berisha propagandonte për të gjithë arritjet e tij për të cilat Edi Ramës  do t’i duheshin tre jetë për t’i bërë. Pas 9 shtatorit ky u bë armiku më negativ i demokratëve, i Berishës duke marrë të gjithë akuzat e kundërshtarit për t’I përpunuar në favor të kauzës së tij.

Sipas tij Berisha po përpiqet të fsheh hallin e tij të vërtetë, që është shpallja “Non Grata “ nga SHBA, duke shtuar se lideri historik i kishte të gjitha mundësitë ta mbante këtë çështje personale, por sipas tij ai bëri të kundërtën.

Gentian Gaba: Berisha po përpiqet të fsheh hallin e tij të vërtetë.

Berisha i kishte të gjitha mundësitë ta mbante këtë gjë personale, bëri të kundërtën, Berisha kishte shumë zgjedhje Berisha kishte vetëm një, të mbronte interesin e PD. Berisha zgjodhi të shkonte përtej interesit partisë demokratike, të mos vendoste asgjë tjetër përveç se interesit personal mbi PD.

Dhe kjo betejë që po bën tani, e krijuar me njëfarë kompoziteti dhe me akuzat të rënda që tejkalojnë atë të kundërshtarit lënë të gjitha për të krijuar iluzionin e një dritë shprese që buron nga “Foltorja”. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Ajo që këta duan të shesin si një dritë shprese është treni që vjen në drejtim të kundërtën në këtë tunel që është futur Berisha.