Shembet pallati 5 katësh në Fushë Krujë, ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2021, 15:57
Sot fadroma e policisë ka shembur një pallat 5 katësh ne lagjen SMT të qytetit të Fushë Krujës.
Në jetën pallat banonin 15 familje të cilët kanë marrë shtëpi në pallatet që janë drejt përfundimit në Fushë Krujë ku shorti është hedhur ndërsa çelësat akoma nuk janë marrë.
Gjate shembjes nuk pati probleme vetëm në fillim pasi gjatë shembjes u krijua tym e pluhur por me pas erdhi zjarrfikësja dhe gjithçka u normalizua.
Pallati u shpall i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nentorit 2019.