Apeli nuk liron nga qelia kunatin dhe truprojen e Rezart Taçit

Gjykata e Apelit lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg për Bledar Lilo dhe Artur Balla, dy bashkëpunëtorët e Rezart Taçit të akuzuar si të përfshirë në skemën ndërkombëtare të pastrimit të parave të ardhura nga krimi.

Në këtë hetim ishin përfshirë dhe 3 shtetas italianë banues në Palermo. Të tre përfaqësojnë një seri biznesesh në Palermo dhe qytete të tjera dhe dyshohet se janë të lidhur me rrjetet mafioze të "Cosa Nostra" në këtë qytet.

Arrestimi i tyre u krye më 12 nëntor 2021 në Tiranë ndërsa SPAK njoftoi sot se ka sekuestruar shumën prej 18 milionë euro, Në Tiranë u arrestua truproja personale e Rezart Taçit, Bledar Lilo dhe Artur Balla i cili është kunati i Rezart Taçit.

 Mësohet se Artur Balla është djali i gjyqtares së Tiranës, Dhurata Balla. Ndërsa për biznesmenin Taçi është firmosur urdhërarrest por ende nuk është ekzekutuar.