"Ishalla na fal Zoti, nuk bie shi!" Banorët në Lezhë kujtojnë përmbytjet e janarit e luten: Ruajna Zot!
Teksa përmbytjet e fillimit të vitit janë ende të freskëta, banorët e Zadrimës në Lezhë kthejnë sytë nga qielli dhe luten të mos bjerë shi.
"Ishalla na fal Zoti e nuk bie shi se nuk kemi ku të shkojmë. Flejmë me frikë" thotë një banor.
Ata janë të frikësuar se situata e përmbytjeve do të përsëritet edhe këtë vit, ndërsa sezoni i reshjeve ka nisur.
"Si do të verë nuk e dimë. Këtu ka qenë uji mbi gju. Edhe Rama e di. Kur bie shi, rujna Zot! Si bëhet këtu"
Mungesa e rehabilitimit të kanaleve kulluese, dhe Lumi Gjadër për banorë janë kërcënimet më të mëdha.
Ata denoncojnë se nga përmbytjet e janarit të 2021-it nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
"Dëmet e janarit kanë qenë të mëdha. Gjithë kallamboqin e kam hedhur në lum. Maunia iku në bazën e socialistëve"

Nga ana tjetër, Bashkia e Lezhës thotë se gjatë këtij vitit janë hapur 130 kilometra kanale të dyta dhe të treta, duke përmiresuar rrjetin kullues të të gjitha njesitë administrative.
