Vonesa me bonusin e Covid, personeli mjekësor i Korçës-Manastirliut: Mbani premtimin

Personeli mjekësor i spitalit të Korçës denoncoi se prej muajit maj nuk kanë marrë bonusin e dhënë nga qeveria për trajtimin e personave me koronavirus. Përgjigjja e Ministrisë së Shëndetësisë, zbuloi se ata janë penalizuar nga drejtoria e Spitalit rajonal që nuk ka dërguar listë pagesat.

Personeli mjekësor i Spitalit të Korçës denoncoi se nuk kanë marrë prej muajsh bonuesin prej 5 mijë lekësh për bluzat e bardha që u shërbejnë personave të prekur me Covid.

Ata i janë drejtuar me një peticion Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku kërkojnë mbajtjen e premtimit të qeverisë dhe shlyerjen e detyrimeve prej muajit maj.

Përgjigjja e Ministrisë në fakt ka zbuluar se fajtorë për këtë situatë është vetë spitali i Korçës, që siç thuhet në përgjigje nuk ka dërguar listën emërore të pagesave.

Pas denoncimit, lista është dërguar por bluzat e bardha thonë se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje për kërkesat e tyre.

Në lidhje me këtë shqetësim është pyetur edhe kryeministri Edi Rama, i cili refuzoi të përgjigjej.

"Ka ndonjë pyetje për vaksinimin?"

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i gjithë personeli mjekësor që ka shërbyer dhe vijon të shërbejë për të sëmurët me Covid-19, merr 5 mijë lekë shpërblim.

Por në vazhdimësi mjekët e spitaleve të rajonale në rrethe kanë ngritur shqetësim për vonesa në dhënien e bonusit.