Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen në portin e Durrësit dy kosovarë

Një grua dhe një djalë nga Kosova u arrestuan nga policia kufitare në Durrës pasi tentuan të kalojnë kufirin me mjete identifikimi false.

"A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 karta identiteti dhe 2 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara".

Ata akuzohen për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Ndërkohë policia e Krujës vurin në pranga shtetasin në kërkim P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.