Kush janë të rinjtë e shoqëruar për vrasjen e Pashko Ujkës. Dyshimet pse u krye atentati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2021, 15:05
Personi i shoqëruar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen 29 nëntorit 2021 është djali i Aleksandër Kelmendit, person me precentë penalë i cili kohët e fundit nuk jeton në Shqipëri.
Dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me borxhe financiare, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Personi i dytë i shoqëruar është E.M që dyshohet se ka ndihmuar Kristian Kelmendin të largohet nga zona e krimit.
64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore.
Autori ka përdorur një armë me silenciator, duke e qëlluar gati me puthitje në trup, Pashko Ujkën.