Masakra e 2017-ës në Lushnje, SPAK kërkon burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, në kërkim Laert Haxhiu


Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon dënimin me burgim të përjetshëm ndaj dy autorëve të masakrës së ndodhur pranë komisariatit të Lushnjës në 2017. Të arrestuar janë Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi ndërkohë që në kërkim për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares është edhe Laert Haxhiu.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon burg për jetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy personat e akuzuar për masakrën e Lushnjes në 2017 me dy të vrarë e një të plagosur.

Prokurorja, Doloreza Musabelliu, ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj dy personave duke kërkuar për ta burg përjetë.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim Laert Haxhiu, dyshuar edhe për krime të tjera të rënda në këtë qytet.

Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre personat si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Ndaj Laert Haxhiut derisa të arrestohet procedurialisht e pezulluar 1 vit.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt hotel "Volorekës" në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit, ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.