Vlora “fle” nën ujë dhe “zgjohet” mbi llucë
Reshjet e shiut rikthyen përmbytjet në Vlorë, duke nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e ndërhyrjeve ose investimet e gabuara të bashkisë. Më problematikë, situata paraqitet në lagjet periferike, ku banorët thonë se Bashkia e drejtuar nga Dritan Leli nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.
Reshjet e shiut përmbytën sërish Vlorën. Situata e krijuar mbrëmjen e së dielës, paralajmëroi se qyteti bregdetar do të përballet me një dimër kaotik.
Pasojat ishin të qarta gjatë të hënës. Këto pamje vijnë nga lagjja "Kume".
Banorëve për të dalë e hyrë në shtëpi duhet të kalonin pellgje me ujë dhe të zhysnin këmbët në baltë.
"Mbrëmë doja të merrja ujë dhe nuk kaloja dot."
"Nga 1992 ky muhabet është."
Gishtin e akuzës e drejtojnë nga Bashkia e drejtuar nga Dritan Leli, që nuk ka marrë masat e duhura kundër përmbytjeve.
"Se kanë vënë ujin në zjarr, Bashkia të vijë të shikojë gjendjen."
"Po vazhdoi kështu do ikim të tërë dhe të rrinë këta të mëdhenjtë."
Balta e lluca pas stuhisë kishte mbuluar një pjesë të mirë të lagjeve të periferike të Vlorës, ku ndër vite kanë munguar investimet.
