Alarm global nga Omicron, nga nesër Japonia mbyll kufijtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 08:08
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, njoftoi sot se të gjithë vizitorët e huaj do të ndalohen të hyjnë në vend nga nesër, e martë, 30 nëntor, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit të ri.
Ndërsa shtetasit japonezë, të cilët po kthehen nga vendet ku janë evidentuar raste të këtij varianti, do të mund të hyjnë në vend, por do të jenë të detyruar të karantinohen në ambiente të posaçme, tha kreu i qeverisë japoneze.

