Vuante nga kanceri, shuhet në moshën 41-vjeçari stilisti i njohur i Louis Vuitton

Dizajneri dhe themeluesi i “ Off-White” , Virgil Abloh, ka vdekur në moshën 41- vjeçare.

Dizajneri hyri në histori si drejtori i parë artistik me ngjyrë i koleksionit të meshkujve Louis Vuitton, pozicion të cilin e mbante që nga viti 2018, ndërkohë që ishte themeluesi i markës Off-White që nga viti 2012, me qendër në Milano.

Të afërmit njoftuan vdekjen e stilistit, pas një beteje  me një formë të rrallë agresive të kancerit.

Edhe pse iu nënshtrua shumë trajtimeve, 41-vjeçari nuk ia doli.

"Jemi të tronditur nga ky lajm i tmerrshëm," shkroi presidenti i i markës së rrobave,  Bernard Arno.

 Virgjili nuk ishte vetëm një stilist gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një shpirt i bukur dhe një njeri me mençuri të madhe.

I martuar me Shannon Abloh, ata kishin dy fëmijë, Lowe Abloh dhe Grey Abloh.