Fansja e çmendur nga Kosova kërkon ta martojë me vajzën: Çimi i Përputhen i përgjigjet publikisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 13:34
Shkëlqim Bega, apo siç njihet ndryshe Çimi i Përputhen ka qenë së fundmi i ftuar në 'Glamour Zone', ku foli për një eksperiencë gazmore me një fanse të çmendur pas tij nga Kosova. Ai tha se ishte takuar ratsësisht në Krujë me fansen dhe bashkëshortin e saj, ku shkëmbyen dhe Instagramin.
Një mbrëmje ajo e kontakton dhe i dërgon një mesazh të gjatë së bashku me foto të vajzës ku u shpreh se ajo dëshironte ta martonte me të.
Por cili ishte reagimi i tij?
Shkëqimi u shpreh: I thash që më dukej vajzë e mirë, por nuk pranova. Ajo kërkoi që të vinte në Krujë të ma prezantonte, por refuzova.