"Dhuna, tradhtia, paraja" Cilat "gabime" falen në çift - A është turp të ndahesh në Shqipëri?

A është ende tabu divorci në vendin tonë? Cilat janë stereotipet e shoqërisë tonë për ndarjen dhe sa tolerantë janë shqiptarët ndaj tradhtisë?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Me sa duket divorci nuk është më turp për shqiptarët, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve të intervistuar thanë se ndarja është zgjidhja më e mirë kur midis çiftit ka probleme të mëdha, siç është tradhtia.

Tradhtia është  "gabimi" që shqiptarët nuk falin në një lidhje.

Megjithatë ka dhe qytetarë që tradhtinë e tolerojnë, ndërsa nuk do falnin kurrë dhunën.

"Për dhunën nuk e fal. Vetëm letë të më sjellë në shtëpi", thotë një qytetare.