Apeli i Posaçëm regjistron çështjen për Saimir Tahirin, sot hidhet shorti për trupën gjykuese
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës Jaeld Çela, do të rigjykohen në Apelin e Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Burime zyrtare kanë bërë të ditur se çështja në ngarkim të dy të pandehurve është dërguar nga Gjykata e Lartë dhe është regjistruar prane Gjykates se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ditën e djeshme me datë 24 nëntor me nr. 47 në regjistrin themeltar.
Mësohet se ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit do të hidhet shorti për caktimin e trupës gjykuese.
Më 28 shtator, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimeve të mëparshme për ish-ministrin Tahiri dhe Jaeld Çelën duke rikthyer çështjen edhe njëherë në Apel.
Objekti i rekurseve të ushtruara në Gjykatën e Lartë prej Tahirit dhe Çelës ka qenë ishte ligjshmëria e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ndryshimin e akuzave “nga trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim dhe “grupi i strukturuar kriminal” në “shpërdorim detyre”.

