Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me sende të forta 17-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 15:34
Një 17-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një konflikti çasti me bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, në rrugën "Gjergj Legisi”, ku i plagosur ka mbetur i riu i identifikuar si A.S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
"Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën "Gjergj Legisi" dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve."
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
