I mbijetoi aksidentit tragjik, 17 vjeçarja tregon momentin kur provoi të dalë nga autobusi: Të gjithë bërtisnin...
Zulejha Jasharovska është një nga 7 pasagjerët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari, ku autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut u shkrumbua nga zjarri, e për pasojë humbën jetën 46 persona, midis tyre edhe shqiptarë.
Në një intervistë për Alsat, 17-vjeçarja ka folur për momentin kur prvoi të dalë nga autobusi, që ishte përfshirë nga flakët.
Ajo thotë se mban mend disa momente, por jo të gjitha.
Jasharovska, ka thënë se ishte ulur mbrapa dhe në momentin tragjik ishte duke fjetur. Ajo tha po ashtu se ka tentuar ta thyej xhamin por nuk ia ka dal. Gjithashtu rrëfen se kur është zgjuar e ka parë vetën në tokë.
Gazetari: Si ndihesh, mban mend ndonjë gjë?
Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.
Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?
Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?
Gazetari: Si ia arrite të dalësh?
Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.
Vidhte portofola dhe vath floriri, në pranga 16-vjeçari në Fier
24 Nëntor, 11:52

