"Viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari do identifikohen nga ADN-ja. Ora News sjell lajmin e fundit nga spitali në Sofie

Në një intervistë për Ora News, Besir Arifi gazetar i televizionit 21 të Maqedonisë thotë se autoritetet bullgare kanë kërkuar mostra të ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të Bullgarisë.

“Shumica e viktimave janë të paidentifikueshme për shkak të djegieve të mëdha. Mbetjet mortore janë në morgun e Sofies dhe autoritet bullgare i kanë kërkuar autoriteteve të Maqedonisë të merren mostra të ADN-së të familjarëve për të ndihmuar në identifikimin e viktimave” thotë Arifi në një lidhje direkte nga spitali në Sofie ku po marrin trajtimin shëndetësor 7 të mbijetuarit e këtij aksidenti tragjik.

 Një nga pistat e hetimit është dhe një gabim njerëzor i shoferit.

"Viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari do identifikohen nga
Besir Arifi gazetar i televizionit 21 të Maqedonisë

“Autoritetet kanë deklaruar se nuk është vërejtur asnjë shenjë të frenimit të autobusit dhe e kanë quajtur tragjedi si pasojë e një gabimi njerëzor dhe jo teknik” tha Arifi në intervistën për Ora Neës me gazetaren Matilda Mcini.

Dy prokurorë të Maqedonisë së Veriut ndodhen në Sofie për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Familjarët kanë qëndruar gjatë gjithë ditës jashtë ambienteve të spitalit por nuk kanë pasur shumë informacion për njerëzit e tyre.

“Familjarët kanë qëndruar deri tani në mbrëmje dhe disa prej tyre u larguan për të shkuar në Shkup pasi autoritetet bullgare kanë thënë se informacionet do merren nga autoritetet e Maqedonisë”