Autoritetet nisin hetimet për tragjedinë në Bullgari, po hetohet në 2 pista. Gazetari: Të mbijetuarit kanë parë vdekjen me sy
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 22:53
Gazetari Adnan Qaili nga Sofja shprehet për mediat maqedonase se organet kompetente të Sofjes kanë hapur dy pista hetimi.
Njëri është faktori njeri dhe tjetri është faktori mekanik i automjetit. Te pista e parë investiguesit bullgarë po mundohen të kuptojnë nëse ka pasur ndonjë dremitje nga ana e shoferit të autobusit, kurse në pistën e dytë në kontrollin teknik të vet autobusit.
Ai ka treguar se pas intervistave me të mbijetuarit e tragjedisë, ata i kanë treguar tmerrin që kanë kaluar dhe se kanë parë vdekjen me sytë e tyre.
Ai tha se të 7 të mbijetuarit janë të shtruar në spitalin e Sofjes janë jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime të shumta si djegie deri në shkallën e 3 dhe këmbë dhe dyer të thyera.
