Tragjedia me 46 viktima/ Sot ditë zie kombëtare edhe në Bullgari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 08:37
Bullgaria ka shpallur ditën e sotme (24 nëntor) ditë zie kombëtare, për shkak të aksidentit tragjik që u shënua dje, me autobusin që mori flakë, e si pasojë humbën jetën 46 persona, ndërsa 7 mbijetuan.
Në kujtim të viktimave, flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen gjysmë shtizë.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i Bullgarisë Galab Donev.
Ndërkohë, edhe në Kosovë sot është ditë zie në nder të viktimave, ndërsa Maqedoni e Veriut ka shpallur tri ditë zie.

